E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I boshatisin llogarinë  në “Raiffeisen Bank” : Dikush ka bërë blerje!
Publik News

I boshatisin llogarinë në “Raiffeisen Bank” : Dikush ka bërë blerje!

Denoncimet për Raiffeisen Bank nuk kanë të ndalur dhe rasti i fundit i mbërritur në redaksinë tonë është edhe më flagranti.

Një qytetare, ka denoncuar ditën e sotme, ‘incidentin’ që i ka ndodhur në një nga bankat Raiffeisen. Ajo ka shkuar bashkë me nënën e saj për të tërhequr para nga një llogari që ishte hapur në emrin e kësaj të fundit, Burbuqe Hoxha.

Sipas qytetares, llogaria kishte 1 milion e gjysmë lekë të vjetra, por kanë konstatuar që në llogari nuk kishte mbetur asnjë lekë. Punonjëset e bankës i kanë dhënë një listë me transaksione, që qytetarja thotë që nuk janë bërë aspak nga ajo. Gjithashtu është përballur me një komunikim joetik nga punonjëset e bankës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.