I dashuri afgan i shqiptares që e vrau i ati rrëfen detaje rrëqethëse: I propozova për martesë, edhe xhaxhai…
I dashuri afgan i shqiptares Anxhelina Petro, e cila u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro, ka rrëfyer detaje rrëqethëse për televizionin grek Skai.
30-vjeçari ka treguar se një javë para se të ndodhte vrasja makabre ai i kishte propozuar për martesë.
I riu ka rrëfyer se atë vetë e kishin kërcënuar e shqiptarja ishte dhunuar më parë edhe nga xhaxhai i saj, për shkak të lidhjes që ajo kishte.
Ai tha:
Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm. Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe.”
Trupi i pajetë i Anxhelina Petros pritet që të sillet ditën e sotme në Shqipëri për t’u varrosur në Berat, aty ku jeton mamaja e 29-vjeçares, Xhezmije Stoçeni.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



