“I dashuri më refuzoi kur isha burrë, ra në dashuri me mua kur u ktheva femër”
Në moshën 18-vjeçare kontaktoi për herë të parë me fiksimin e saj, Jared Norris, i cili nuk pranoi të lidhej me të. Por, dy vite më vonë, pasi Erin nisi trajtimin me hormone femërore, Jared i bëri “like” një fotoje të saj në Instagram dhe aty filloi historia e tyre e dashurisë.
Çifti ka dy vite i lidhur tashmë dhe Jared është i lumtur, pavarësisht se partneres së tij i duhet të bëjë operacionin përfundimtar për ndryshimin e gjinisë.
“Ajo kërkon të bëhet edhe më shumë femërore me disa ndërhyrje të tjera, por për mua është e bukur kështu siç është. E di që ajo nuk ndihet mirë në tranzicionin nga mashkull në femër, por tani nuk kemi mjaftueshëm të holla për operacionin”, tregon Jared.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



