I dekoruar nga Presidenti Meta, ndërron jetë qëndrestari i diktaturës komuniste
Ka ndërruar jetë ditën e sotme ish-i përndjekuri Qani Sadiku, një nga qëndrestarët e diktaturës komuniste në vend.
Bëhet me dije se lajmi i hidhur është bërë i ditur për mediat nga familjarët.
Kujtojmë se Qani Sadiku është vlerësuar edhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike që i ka bërë diktaturës.
Bëhet me dije nga familjarë se në vitin 1973 Sadiku internohet nga Elbasani në Borsh të Sarandës, 5 vjet për aktivitete politike. Ai shpallet fajtor me motivacionin “agjitacion e propagandë” dhe dënohet me 10 vjet burg në Spaç. Në vitin 1990 ndodhej në kampin e Shën Vasilit në Sarandë ku u bë pjesë dhe e një greve të të dënuarve. Gjithsej ka kryer 18 vjet e 7 muaj burg
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



