E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I denoncoi “Stop” arrestohen pesë pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët në Elbasan, e pëson edhe sekseri
Lajme

I denoncoi “Stop” arrestohen pesë pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët në Elbasan, e pëson edhe sekseri

Arrestohen nga policia dhe prokuroria e Elbasanit disa pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët.

Rasti është ndjekur fillimisht nga  emisioni investigativ “Stop”, dhe më pas në ketë çështje ka hyrë policia dhe prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser.

Të arrestuarit:
VITI I PARË

1. Florinda Tarusha, Lënda: Filozofia e Edukimit të Fëmijërisë së hershme;

2. Monika Hodaj, Lënda: Edukimi gjinor në fëmijërinë e hershme;

3. Ornela Bilali, Lënda: Praktikë profesionale.

VITI I DYTË

1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

Po ashtu, është arrestuar edhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.