I dënuar me 30 vite burg në Turqi, arrestohet në Kakavijë trafikanti shqiptar i drogës
Polica ka kapur një shqiptar të dënuar në mungesë me 30 vite burg.
Shqiptari u arrestua në Janinë. Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat greke, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit.
Ajo që dihet është se shqiptari është një person me precedentë të theksuar kriminale, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shqiptari ishte arratisur nga Turqia dhe po tentonte të kalonte fshehurazi për në Shqipëri.
Efektivët e policisë kanë zbuluar se shqiptari ishte në kërkim nga Interpoli i Turqisë pasi ishte shpallur fajtor në mungesë për importim droge dhe duhej të vuante një dënim prej 30 vitesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



