E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar me 35 vjet, kapet i shumëkërkuari në Vlorë
Lajme

I dënuar me 35 vjet, kapet i shumëkërkuari në Vlorë

Pas pesë orësh kërkimesh intensive dhe përdorimit të dronëve, Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes që tronditi mbrëmjen e djeshme fshatin Gjorm.

Në pranga ka rënë Bertil Alliaj, 32 vjeç, banues në Gjorm të Selenicës, i cili dyshohet se vrau me armë zjarri kushëririn e tij, D. A., 36 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, përpara banesës së autorit të dyshuar. Pas krimit, Alliaj është larguar me shpejtësi duke u fshehur në zonat malore përreth.

Forcat e policisë organizuan një operacion të gjerë kërkimi që zgjati për orë të tëra dhe, rreth orës 01:05 të mëngjesit, 32-vjeçari u arrestua.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë tip “Beretta FS92”, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë, e dyshuar si arma e përdorur në krim.

Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe 6 gëzhoja dhe një predhë arme zjarri, që u morën si prova materiale.

Hetimet zbuluan se Alliaj ishte person në kërkim kombëtar dhe ndaj tij ishte ekzekutuar një vendim i Gjykatës së Vlorës i vitit 2016, që e dënonte me 35 vite burg për “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.