I dënuar me 8 vite burg për një vrasje në 1997, ekstradohet nga Anglia 47-vjeçari
Policia e Shtetit bën të ditur se Defrim Iseberi është dënuar me 8 vite burg për një vrasje që ka bërë në 1997 në qytetin e Kukësit.
Ai akuzohet për dy vepra penale, “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritet e Mbretërisë së Bashkuar, u krye ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Defrim Iseberi, 47 vjeç. Ky shtetas, është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”, thote policia.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Ky shtetas më datë 16.10.1997, në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin D. M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



