E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I dënuar për trafik droge, i bllokohen 1 milion euro pasuri ne Fier
Lajme

I dënuar për trafik droge, i bllokohen 1 milion euro pasuri ne Fier

Një lokal, apartament, makinë dhe pasuri të tjera janë sekuestruar gjatë ditës së sotme nga policia në Fier.

Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se shuma prej 1 milionë eurosh i është sekuestruar Vangjel Ziajt, i njohur edhe me emrin Arben Gropa.

Ky i fundit është dënuar dhe po vuan në Itali një dënim prej 32 vitesh për trafik droge.

Njoftimi i policisë për sekuestrimin:

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar  dhe pastrimit të parave, gjurmimit, gjetjes, sekuestrimit  me qëllim konfiskimi të aseteve  kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, është hapur procedimi penal i regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Vangjel Ziaj (Arben Gropa).

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u zbatua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive në lidhje me pasuritë e shtetasit:

– Vangjel Ziaj, 50 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas është dënuar nga autoritetet italiane me 32 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Trafiku i narkotikëve” dhe është duke vuajtur dënimin në Itali.

Pasuritë e sekuestruara kapin  vlerën  e 1 milion euro:

Kompleks shërbimesh “Pelikani” i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier.

Një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen “Kryengritja e Fierit”.

Një automjet i markës “Benz”.

Vijon puna për identifikimin e pasurive të tjera që mund të ketë ky shtetas dhe personat e lidhur me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.