E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I djegin makinën, pronari: Dyshoj te kreu i IMT-së, më vendosi gjobë 5 milionë lekë
Lajme

I djegin makinën, pronari: Dyshoj te kreu i IMT-së, më vendosi gjobë 5 milionë lekë

I djegin makinën gjatë natës, pronari akuzon kreun e IMTsë në Durrës për ngjarjen.

Makina e Bedri Dervishit dhe një makinë tjetër që ndodhej e parkuar pranë “Benz”- it të tij u përfshinë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50 te zona e njohur si ish-goma e vjetër, ish-Zyra e Punësimit. Dy automjetet, që janë djegur pjesërisht, janë një automjet “Benz” dhe një “Volkswagen Polo”. Makina tip “Benz” me targa “AA809OR” në pronësi të shtetasit Bedri Dervishi është përfshirë fillimisht nga flakët dhe më pas edhe mjeti që ndodhej i parkuar pranë tij. Policia që mbërriti në vendin e ngjarjes me forca të shumta nisi hetimet për zbardhjen e saj. Teksa Policia ka lënë evazive shkakun e djegieve të automjeteve, është vetë Bedri Dervishi që thotë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimtë.90b7dd11-8e0b-4b5f-94a5-f43cdf1dd2be

Ai shkon edhe më tej, duke drejtuar gishtin te persona konkretë, tek të cilët dyshon se janë autorë të kësaj ngjarjeje. Dervishi akuzon kreun e IMT-së në Durrës, Ardian Halilin, me të cilin ka një konflikt të hapur prej disa muajsh. Dervishi ka në pronësi një agjenci turistike në afërsi të daljes së Portit të Durrësit, e cila rrezikonte t’i shembej dhe, sipas tij, kreu i IMT-së po zbatonte standard të dyfishtë. Para pak muajsh ata u konfrontuan edhe fizikisht, madje, çështja shkoi deri në dyert e Policisë e ato të drejtësisë.

“Mendoj se ngjarja ka qenë e qëllimshme sepse kam pasur një konflikt me Ardian Halilin, duke më vendosur gjoba prej 5 milionë lekësh. Kam një konflikt të hapur me të dhe dyshoj se pas kësaj fshihet pikërisht Halili”, u shpreh Bedri Dervishi.

Duke vijuar më tej, Dervishi shprehet se konflikti mes tyre ka nisur për një objekt që ndodhet në afërsi të Urës së Dajlanit që ndodhet në proces legalizimi. “Shtëpia ime është në proces padie, nuk duhet t’i afrohet askush. IMT ka tentuar ta prishë, por banesa është në proces padie sepse pritet të legalizohet, këto janë të qëllimshme sepse inspektori më ka kërkuar lekë në dorë bashkë me sekserin e tij, unë e kam bërë kallëzimin”, deklaroi Dervishi, i cili më pas iu drejtua Policisë për të dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjen e fundit.

Ndërsa Ardian Halili ka mohuar këto akuza, duke u distancuar nga kjo ngjarje. Ai thotë se s’ka lidhje fare me këtë person dhe s’merret me zjarrvënie nëpër makina, duke kërkuar që ngjarja të zbardhet dhe të vihen para drejtësisë autorët e vërtetë.

“Skam lidhje fare me këto budallallëqe. Nuk merrem me këto punë unë. Unë jam një zyrtar dhe përpiqem të jem korrekt në punën time. Policia të bëjë punën e vet dhe ta zbardhë këtë ngjarje”. Polica mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e saj.

“Më datë 03.04.2019, rreth orës 02:50, në lagjen Nr.4 Durrës, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit B.D., 50 vjeç, banues në Lagjen nr.4 Durrës, për pasojë është djegur pjesërisht dhe automjeti i shtetasit H.H., 64 vjeç, banues në lagjen Nr.4 Durrës, i cili ishte i parkuar në afërsi”, sqaroi Policia, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vetë shtetasi B.Dervishi thotë se mjeti i tij është djegur në mënyrë të qëllimtë nga persona me të cilët ai ka pasur konflikte, duke mos përmendur emra konkretë. Pak kohë më parë, Dervishi pati një konflikt me shefin e IKMT-së në Durrës, Ardian Halili. Shkak për konfliktin është bërë një paralajmërim i Halilit për shembjen e një kioske në pronësi të Dervishit.

Si nisi konflikti, kreu i IMT-së u kërcënua me jetë

Konflikti mes Bedri Dervishit dhe kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili, e ka zanafillën që prej vjeshtës së shkuar. Madje, asokohe situata u agravua aq shumë sa pati përplasje fizike dhe shkoi deri në kufijtë e kërcënimeve me jetë. Më 22 nëntor, kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halili, ka denoncuar në Policinë e Durrësit se është kërcënuar me jetë nga Bedri Dervishi, Nexhmije dhe Anita Dervishi, si dhe një i afërm i tyre, teksa ndodhej në lokalin pranë banesës së tij.

Shkak për kërcënimin e tij ishte një urdhër që Halili kishte lëshuar për prishjen e objektit agjenci “Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit, në hyrje të Durrësit. Objekti, për të cilin Halili kishte urdhëruar prishjen si ndërtim pa leje, ishte në pronësi të familjes Halili dhe në proces legalizimi. Por procesi i legalizimit është skualifikuar me kërkesë të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare, pasi cenon sigurinë hekurudhore. Pas ngjarjes, kryeinspektori Ardian Dervishi ka bërë kallëzim penal, por Policia nisi hetim për nënën dhe motrën e Dervishit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.