E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I forti Muç Sheqeri punonjësi i AMP-së, i lidhur me lojërat e fatit dhe gjobëvënie
Flash

I forti Muç Sheqeri punonjësi i AMP-së, i lidhur me lojërat e fatit dhe gjobëvënie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rinas, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë rrugës që të çon drejt aeroportit.
Sipas burimeve të Publik.al, në këtë atentat ka mbetur i plagosur rëndë një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërsa Gilmando Dani mbeti viktimë.

Viktima dhe i plagosuri

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se i plagosuri është punonjës i AMP-së, i njohur në Tiranë si “i forti i rrugës Fortuzi”, Muçi Shaljani, i njohur me nofkën “Sheqeri”.

Të dy udhëtonin me një automjet luksoz kur janë qëlluar nga një tjetër mjet në lëvizje.

Muçi Shaljani ka marrë plumb në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje kritike për jetën.

I plagosuri në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Muçi Shaljani (Sheqeri) ka qenë në periudhë prove prej një muaji e gjysmë në AMP, i emëruar nga Artiol Saliasi. Një burim  i sigurtë i tha korrespondentit tonë se Muçi Shaljani ka punuar fort në fushatë për ish-ministrin Ervin Hoxha dhe është rekomanduar për punë nga Hoxha, deoutet në Kuvend.

I plagosuri në atentatin mafioz të ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit është identifikuar si Mustafa Sheqeri, i njohur edhe me emrin Muç Shaljani, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Sipas informacioneve, Mustafa Sheqeri kishte rreth dy muaj që punonte në AMP. Ai ishte rekrutuar në periudhën kur institucioni drejtohej nga Artjol Saliasi, pas dorëheqjes së ish-drejtorit Florian Sulejmani.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Sheqeri kishte kërkuar leje njëmujore për t’u kuruar në Montecarlo, por nuk kishte dorëzuar dokumentacionin përkatës. Për këtë arsye, drejtori aktual Eduart Merkaj kishte nisur procedurat për shkarkimin e tij.

Sipas të njëjtave burime, ai ishte punësuar në AMP në një periudhë tranzitore, kur institucioni nuk kishte drejtues të emëruar zyrtarisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi në pasditen e 11 nëntorit, në afërsi të rrethrrotullimit të Rinasit, teksa Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri sapo ishin kthyer nga Barcelona, ku dyshohet se kishin udhëtuar që më 7 nëntor. Makina e tyre, një Mercedes Benz S-Class, kishte qenë e parkuar në aeroport që nga ajo datë.

Në momentin që morën automjetin dhe u nisën në drejtim të Tiranës, ata u përballën me një pritë të armatosur. Autorët, që udhëtonin me një makinë me targa greke, hapën zjarr me breshëri kallashnikovi nga ana e djathtë e mjetit, duke lënë të vdekur në vend Gilmando Danin dhe plagosur rëndë Sheqerin.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pistat e para përfshijnë hakmarrjen dhe prishjet e ekuilibrave në botën e krimit të organizuar, ku viktima Gilmando Dani njihej si figurë e afërt me grupin e Shullazit.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën e Rinasit dhe po verifikon të dhënat e fluturimeve dhe hyrje-daljeve të pasagjerëve për të zbuluar lëvizjet e autorëve.
Një makinë “Toyota Yaris” e djegur u gjet më pas në Fushë Krujë, ku dyshohet se atentatorët janë larguar pas ngjarjes.

Lidhja e Shaljanit me Gilmando Danin mund të jetë Emiljano Shullazi.  Shaljani gjithashtu rezulton se është biznesmen, pronar i hotelit “Ramel” në qendër të Tiranës.

Lidhjet e dyshuara me botën e kumarit

Sipas burimeve të Publik.al, punonjësi i AMP-së, përveç detyrës shtetërore, dyshohet se kishte rol aktiv në rrjetin e lojërave të fatit dhe llotove të paligjshme që operojnë në kryeqytet. Ai dilte hapur si anëtar i grupit të Shullazit dhe  kontrollonte lagjen e Trenit.

Ai njihej si person që mblidhte gjoba dhe siguronte mbrojtje për pikat ilegale të basteve në zonën e rrugës Fortuzi dhe përtej saj.

Burimet konfirmojnë gjithashtu se Muçi Shaljani, i cili ndodhej me të në automjet, ishte punësuar në shtator si agjent i AMP-së, fakt që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi integritetin dhe përzgjedhjen e kuadrove në këtë institucion që duhet të mbikëqyrë vetë policinë. Në fakt agjensitë ligjzbatuese dbe policia  mesohet se e ka referuar figurën e Mustafa Sheqerit si të pastër dhe më pas është punësuar agjent i AMP-së.

Hetimet dhe pistat kryesore

Grupi hetimor po punon në disa pista, përfshirë larjen e hesapeve mes grupeve që kontrollojnë tregun e basteve të paligjshme.

Të dy personat e qëlluar kanë qenë të njohur për policinë dhe janë përmendur më parë në hetime për aktivitete të jashtëligjshme në fushën e kumarit.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja arme automatike, ndërsa dyshohet se autorët kanë qenë të paktën dy persona, që pas atentatit janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Në ndihmë të hetimeve janë angazhuar Forcat RENEA dhe njësia speciale e AMP-së, për shkak të përfshirjes së një punonjësi të tyre.

Rrjeti i errët mes policisë dhe lojërave të fatit

Ngjarja pritet të hapë një hetim të thellë brenda AMP-së për të verifikuar nëse struktura e caktuar për të kontrolluar policinë është infiltruar nga rrjete kriminale të lidhura me tregun e basteve dhe llotove ilegale.

Sipas burimeve, viktima dhe i plagosuri frekuentonin të njëjtët lokale dhe persona që janë nën hetim për organizim të basteve pa licencë.

Hetimet në vijim

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në disa akse kryesore për të identifikuar mjetet e përdorura.

SPAK është informuar për rastin, për shkak të karakterit të ndjeshëm institucional që përfshin një punonjës të AMP-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.