E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I grabit çantën me para, policia arreston shqiptairn e Kosovës në tregun e Milotit
Lajme

I grabit çantën me para, policia arreston shqiptairn e Kosovës në tregun e Milotit

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga këtë të dielë një shqiptar të Kosovës, i cili akuzohet për grabitjen e një tjetër qytetari në tregun e Milotit.

Policia raporton se shtetasi B.A, 46 vjeçar, ka grabitur çar, ka grabitur çantën e një 57 vjeçari, duke i marrë një sasi prej 100 mijë lekësh.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

I vjedh nga çanta një shumë parash një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme ,  kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.A., 46 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas, në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë.

57 vjeçari  nga Kurbini   e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë  bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin,për veprën penale “Vjedhja”neni 134 i Kodit Penal.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.