I jep fund jetës 65-vjeçarja në Durrës
Hidhet nga ballkoni
Një 65-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i një pallati në Durrës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 të qytetit. B.M., rreth 65 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen Nr.17 Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe ka humbur jetën shtetasja B. M., rreth 65 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



