I jepet lamtumira e fundit Maks Velos
jepet lamtumira e fundit Maks Velos, piktorit dhe arkitektit të pashembull që mbylli sytë dje në moshën 84-vjeçare.
Për shkak të situatës dhe masave të marra për pandeminë, në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë vetëm disa miq dhe punonjës të funeralit.
Ceremonia u organizua nga Bashkia e Tiranës ndërsa nuk mungoi as kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Maks Velo nuk ka vdekur, është mes nesh”, tha mes lotësh shkrimtari Ben Andoni.
Prej disa ditësh Maks Velo ka qëndruar i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare, pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua për shkak të një sëmundjeje në gjak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






