I këputi këmbën të resë, por e liruan nga burgu
Jehon Breçani, autori i aksidentit të frikshëm në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku u fut me makinë në trotuar dhe plagosi një këmbësore, është liruar nga masa “Arrest me burg” dhe tashmë ndodhet në shtëpi.
Vendimi u dha dje, por prokuroria nuk është pajtuar me gjykatën.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest me burg” për djalin e ish-drejtorit të policisë, Erzen Breçani.
I riun përplasi një vajzë 23-vjeçare më 10 qershor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Mjekët u detyruan që t’i prisnin njërën këmbë Xhesina Gegës pas dëmtimeve që mori. Por pavarësisht aksidentit të rëndë, gjykata vendosi që ta lirojë nga burgu të riun.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
I riun përplasi një vajzë 23-vjeçare më 10 qershor në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.


