E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I kërkuar prej 17 vjetësh, kush është “doktori” shqiptar i arrestuar në Bruksel
Publik News

I kërkuar prej 17 vjetësh, kush është “doktori” shqiptar i arrestuar në Bruksel

Kreu i një grupi të krimit të organizuar shqiptaro-italian i kërkuar nga Interpoli për 17 vitet e fundit është arrestuar në Bruksel.

Police-c-belga

Ilir Meto, 56 vjeç, i njohur si “Il Dottore” ose ‘mjeku’ në qarqet kriminale, u dënua me 14 vjet burg në mungesë në vitin 2004, dhe ka qenë në arrati që prej asaj kohe. Në 2012, ai u dënua, përsëri në mungesë, me 15 vjet të tjera, në të dyja rastet për trafik droge.

Sipas shtypit italian, ai u arrestua në Saint-Josse, ku jetonte me gruan dhe fëmijët e tij, në fillim të marsit.

Sipas burimeve italiane, ai u gjurmua nga skuadra antimafia e qytetit italian të Leçes. Policia e Brukselit që kreu arrestimin, ndërkohë, nuk pranoi të konfirmonte atë informacion.

Nuk është e qartë nëse Meto ishte atje gjatë gjithë kohëzgjatjes së arratisë së tij nga drejtësia, apo se si arriti të fshihej kaq gjatë. Supozohet se ai jetonte me një emër të rremë. Meto duket se nuk ka asnjë lidhje me krimin e organizuar në Belgjikë. Arrestimi i tij u bë në lidhje me dy urdhra ndërkombëtarë, nga dënimet e vitit 2004 dhe 2012.

Emri i tij ka qenë gjithashtu i lidhur me trafikun e armëve dhe banda italo-shqiptare që ai drejtoi kishte lidhje me një grup tjetër krimi të organizuar italo-marokenë. Këtë javë ai u dorëzua tek autoritetet italiane. Tani ai përballet me 29 vjet burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.