E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I kopjoi programin? Berisha ironizon Ramën me VIDEO-n epike me AI
Flash

I kopjoi programin? Berisha ironizon Ramën me VIDEO-n epike me AI

Kryedemokrati Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Ramës për vjedhjen e programit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan “No comment, flet vet”.

Në video me Inteligjencë Artificiale duket kryeministri Rama i veshur i gjithi me të zeza. Me kapuç dhe një maskë në fytyrë ai hyn në zyrën e tyre dhe i ‘vjedh’ programin e ashtuquajtur të PD-së.

Në video me Inteligjencë Artificiale duket kryeministri Rama i veshur i gjithi me të zeza. Me kapuç dhe një maskë në fytyrë ai hyn në zyrën e tyre dhe i ‘vjedh’ programin e ashtuquajtur të PD-së.

Kujtojmë që sot kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi për vjedhjen e programit të PD, teksa i quan qesharake dhe thotë se me këtë program po anëtarësojnë Shqipërinë në BE.

“Je shumë i molepsur i dashur, nuk e di si mund të të ndihmoj. Kjo kopjimi i programit është shumë qesharak, programet janë rrugëve, nuk e di sa programe ka rrugëve, mijëra-mijëra që mund t’i shohësh, t’i adoptosh. E kam thënë edhe më parë, ne kemi një program pune, një program me të cilin po anëtarësojmë Shqipërinë në BE. BE nuk i afrohet fare vendeve që nuk përmbushin standardet. Nëse BE na sheh si vendin më të mundshëm për tu anëtarësuar nga gjithë rajoni, kjo tregon se shikon faktet, shikon se çfarë progresi i jashtëzakonshëm është bërë. Kur ne morëm detyrën nuk na shihnin fare si opsion për tu anëtarësuar”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.