I kushtoi këngë, por ja cila është përgjigja që merr sot Young Zerka nga Rihanna
‘Like Rihanna’, titullohet kënga e publikuar nga Young Zerka vitin e kaluar, kushtuar Rihannës, një këngë e cila u pëlqye shumë nga publiku për shkak të ritmit, stilit reggae dhe sigurisht kjo ishte hera e parë që një shqiptar i kushtonte këngë Rihannës.

Mirëpo cila ka qenë pëgjigja e Rihannës pasi Zerka i kushtoi këngë? Për gjithë këto muaj, përgjigja ka qenë një indiferentizëm, kështu që për këtë shkak, Young Zerka i ka komentuar së fundmi Rihannës në foton e saj duke i lënë një koment epik.

“Pra ti i kthen përgjigje personave që kanë blerë buzëkuqet e tua, por kurrë nuk i dhe një opinion atij që këndoi një këngë veç për ty? Gjithsesi më pëlqen xhaketa jote goce”, i shkruan Zerka.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


