E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“I masakruan fëmijët, protestuesi që e qëlloi me këpucë Ramën është punonjës i administratës”
Lajme

“I masakruan fëmijët, protestuesi që e qëlloi me këpucë Ramën është punonjës i administratës”

Dita e djeshme u shoqërua me incidente të shumta, një ndër të cilët ishte edhe momenti kur kryeministri Rama u qëllua me këpucë nga një protestues.

Rama ndodhej në Spitalin e Traumës për të vizituar efektivët e policisë që u plagosën nga përplasja me protestuesit para Kuvendit.

Por për fatin e tij të mirë, truproja i doli para dhe e priti me duar këpucën, ndërsa protestuesi që e hodhi u shoqërua menjëherë në polici.

Por banor i Unazës së re i cili thotë se quhet Lutfi Kastrati, ka rrëfyer më shumë për personin që qëlloi Ramën. Kastrati ka thënë në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit se protestuesi që hodhi këpucën ishte punonjës i administratës.

Ai vazhdon më tej dhe thotë që policia dhe punonjësit e INUK-it i kishin terrorizuar familjen dhe dhunuar fëmijët.

Banori ka treguar:

Personi që ka qëlluar kryeministrin me këpucë, është punonjës i administratës. Fëmijët e tij, janë masakruar nga punonjësit e INUK dhe policia. Në 15 nëntor, babai ka vajtur të marrë kartelën e këtyre fëmijëve në spital dhe ajo ishte zhdukur, për të mos patur bazë për ta cuar cështjen në gjykatë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.