E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I mashtruan se do t’i çonin në Tiranë pastaj i grabitën,  kush janë autorët e arrestuar, të dënuar edhe më parë
Publik News

I mashtruan se do t’i çonin në Tiranë pastaj i grabitën, kush janë autorët e arrestuar, të dënuar edhe më parë

Policia e Korçës ka arrestuar 2 autorët e grabitjes me dhunë të 4 emigrantëve dhe plagosjen e njërit prej tyre.

Në pranga ka rënë 20-vjeçari Ronaldo Mehmeti, banues në fshatin Moravë, Korçë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) si dhe Ergin Brami, 25 vjeç, banues në Vlorë, (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Më datën 2 gusht ata iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit 4 të huajve, të cilët pasi i kanë marrë në një automjet, në afërsi të fshatit Drenovë, iu kanë vjedhur me dhunë 500 euro.

Ndërkaq gjatë grabitjes ata kanë goditur me mjet prerës njërin prej tyre, i cili mori mjekimin e nevojshëm pranë Spitalit Rajonal Korçë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.