I morën 20 mln lekë nën kërcënimin e armës, publikohet fotoja e noterit
SARANDE– Publikohet foto e noterit Thoma Kaci që ra pre e një grabitjeje natën e kaluar në qytetin e Sarandës.
Persona që nuk janë identifikuar ende hyne në banesë dhe nën kërcënimin e armës, i kanë marrë atij 20 milion lekë dhe dy çelësa makinash.
Mësohet se grabitësit kanë qenë të maskuar. Policia ndërkaq ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
‘Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



