E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I mori çiftit shumën marramendëse 900  mijë franga duke i mashtruar
Lajme

I mori çiftit shumën marramendëse 900 mijë franga duke i mashtruar

Mbrëmjen e së martës, reperja  Loredana Zefi është arrestuar nga policia zvicerane, nën akuzën e kërcënimit dhe zhvatjes së një çifti bashkë me të vëllanë Berat.

 

Por ditën e sotme, “DeinUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia vendase, Loredana është liruar.

“Informacione të reja për çështjen e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, janë publikuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.

loredana1

Zëdhënësi i policisë, Simon Kopp ka deklaruar se nuk ka rrezik se këngëtarja mund të largohet. Ajo është marrë në pyetje të martën dhe ka vazhduar edhe sot të japë deklarata.

Loredana dhe vëllai i saj i madh Berati, thuhet se i kanë marrë para shtetases Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans 53 vjeç.

Cifti i mashtruar

Cifti i mashtruar

Sipas mediave zvicerane, reperja e njohur akuzohet se i ka zhvatur shtetases zvicerane rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga, që në total kapin shifrën e 900.000 frangave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.