I moshuari hidhet nga kati i katërt i një pallati
Në qytezën e Patosit një i moshuar është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte dhe si pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dyshon se 71 vjeçari vuante nga depresioni dhe për kte shkak ka kryer aktin e rëndë.
Të dhënat nga policia: Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Naftëtari”, Patos, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit shtetasi K. Xh., 71 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



