E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Informacionet e SHISH më parë  kalojnë nga kryeministri pastaj   dërgohen në polici, SPAK, Prokurori, FBI, DEA, NATO, EUROPOL
Lajme

Informacionet e SHISH më parë kalojnë nga kryeministri pastaj dërgohen në polici, SPAK, Prokurori, FBI, DEA, NATO, EUROPOL

Skandali shtetëror është ky: SHISH, ka detyrim kushtetues, të informojë fillimisht partnerët e saj brenda vendit, që janë Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtuesi i  SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm, ndërsa partnerët ndërkombëtar për SHISH, janë NATO, DEA, FBI e EUROPOL.

Pasi informacioni mblidhet dhe skedohet sipas sektorëve, SHISH harton raport të përmbledhur, për çështjet që lidhen vetëm me sigurinë kombëtare e ia dërgon për dijeni Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës, të cilët i adresojnë në institucionet e shtetit, si dhe partnerëve.

Por realisht, informacionet që zbulon SHISH, prej 6 muajsh i dërgohen fillimisht vetëm kryeministrit Edi Rama; ndërsa ai, pasi i kalon në filtër interesash e konjukturash personale, vendos se cilët informacione duhen dërguar në Polici,  SPAK, Prokurori, NATO, DEA, FBI dhe EUROPOL e cilët nuk duhen dërguar.

Ligjërisht, kryeministri ka të drejtë komunikimi zyrtar me drejtoreshën e SHISH, për informacione që kanë lidhje me kabinetin qeveritar e sigurinë kombëtare; por duhet të vihet në dijeni vetëm zyrtarisht me raport të shkruar e ekstrat, pasi informacionet të jenë dërguar në agjencitë ligj zbatuese të vendit e ato partnere të SHBA-BE.

Këtë praktikë të kontrollit personal të SHISH si dhe filtrimi, zhdukja e keq përdorja e informacioneve nga Kryeministri, filloi me ish-zv/drejtorin Olian Kanushi në muajin tetor 2022 kur e emëroi drejtor në detyrë; ndërsa prej muajit nëntor 2023 po e zbaton me drejtoreshën aktuale të SHISH, Vlora Hyseni; të dy ish-këshilltarë të tij në kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.