E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I plagosuri Erison Gjeka nip i Gjon Gjekës, të ‘fortit’ të Shkodrës që u vra më 2013
Publik News

I plagosuri Erison Gjeka nip i Gjon Gjekës, të ‘fortit’ të Shkodrës që u vra më 2013

Zbardhen detaje të reja nga atentati i mbrëmjes së sotme në zonën e ish-fermentimit në Shkodër.

Një prej të plagosurve 24-vjeçarë, Erison Gjeka, është nipi i Gjon Gjekës, i konsideruar si një nga “të fortët” e Shkodrës dhe i ekzekutuar nga dy persona me motorrë në vitin 2013, asokohe 49 vjeç.

Vrasja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”, në hyrje të Shkodrës, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka mundur të gjejë vetëm viktimën dhe gëzhojat e plumbave.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë dy persona, kanë ikur me një motor Piagio, raporton News 24.

Gjon Gjeka prej rreth dy dekadave njihej në zonën e Shkodrës si “zoti” i Bardhajve. Gjeka, sipas policisë në kohën e trazirave kishte kryer me dhjetëra grabitje me armë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.