E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I plagosuri, vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla
Lajme

I plagosuri, vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja që ndodhi në Bulqizë. Vangjel Alla, 41-vjeçari që u plagos gjatë natës me armë zjarri, është vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas ngjarjes, autori i dyshuar, shtetasi me inicialet I.D., 31 vjeç, person me precedente kriminal, është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin me inicialet D.S., 24 vjeç. Ndërkohë, vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.