I publikoi fotot Ana Lleshit, dënohet me burg Arjon Luli i “Përputhen”
Dy vite më parë, Ana Lleshi dhe Arjon Luli i “Përputhen” përfunduan në dyert e Gjykatës. Shkak u bë Diana Lleshi, ose siç e njohim Ana Lleshi ngriti kundrejt Arjon Lulit pasi ky i fundit e shantazhoi me një foto që ai i kishte bërë asaj në banesën e tij teksa ish-konkurrentja ishte në gjumë. Ndërkohë sipas “Ora News” Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar Lulin me 6 muaj burg. Në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur me Arjonin gjatë një emisioni dashurie.
Arjoni pasi kishte probleme shëndetësore kishte telefonuar ish-konkurrenten e Përputhen duke i kërkuar ndihmë për t’i çuar barna në banesë, por sipas Anës ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto. Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëherë fotoja do të publikohej. Ndërkohë, çështja ka shkuar në Gjykatën e Apelit pasi mësohet se Arjon Luli e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




