I riu me maskën e PD-së takon kryeministrin në tunelin e Rrugës së Arbrit. Ja si i përgjigjet Rama pyetjes për 25 prillin
I riu e pyet kreun e qeverisë se kush do fitojë në 25 prill, PD apo PS: “Sot u hap tuneli dhe gjeta në inspektim kryeministrin. Do fitosh ti apo ne?”, pyet ai.
Rama i përgjigjet se do të fitojë PS dhe në pas do të nxjerrin edhe PD-në nga tuneli: “Ne do të fitojmë dhe do ta nxjerrim edhe PD nga tuneli”. Sjellim në vëmendje që na ndajnë 11 ditë nga zgjedhjet, dhe liderët janë në kulmin e fushatës elektorale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



