I riu nga Fieri i fut thiktën 19-vjeçarit
PUBLIK.live/E premte, 14 Korrik 2017 Një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e thikës në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në lagjen “Liri”, ku Florjan Malaj, për motive të dobëta ka goditur dy herë me thikë E.M, 19 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.
Gazeta Express ka mësuar se sherri ka nisur për motive banale, të tipit ‘Pse me sheh’.
Pas debatit me fjalë, ata janë konfliktuar me grushte, ndërsa Malaj ka shkuar në shtëpi, ku ka marrë thikën dhe ka goditur dy herë 19-vjeçarin.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili bëri të mundur kapjen dhe arrestimin Florjan Malaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier.
Në lidhje me ngjarjen, policia e Fierit bën me dije se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



