I riu që aksidentoi gruan shtatzëne është djali i një ish-drejtuesi të lartë policie
Jehon Breçani, 19 vjeç teksa po drejtonte mjet “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuar.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15, ku dyshohet se për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, por edhe lagështirës makina humbi kontrollin dhe përplasi gruan 30-vjeçare dhe më pas edhe një pemë buzë rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë, çka bëri që e reja të pësojë dëmtime të rënda në gjymtyrë.
Ajo është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por gjendja e saj vazhdon të jetë e rënduar.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Djali i Erzen Brecanit dhe momenti pas aksidentit

Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



