I riu që plagosi me armë të dashurën:Jam i penduar dhe i kërkoj falje familjes së vajzës
“Jam i penduar dhe i kërkoj falje familjes së vajzës”. Kështu ka deklaruar para gjykatës, Fadil Likaj, 30-vjeçari nga Shkodra që plagosi me armë zjarri te dashuren 20-vjeçare, Konstandina Zanaj.
Gjykata vendosi për të riun masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa sipas dëshmisë që ka dhënë në polici Likaj ka deklaruar se ka shkëmbyer unaza me 20 vjeçaren.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e së shtunës në qytetin e Vlorës, ku 20-vjeçarja nga fshati Cukalat i Beratit, Kostandina Zanaj, mbeti e plagosur me armë zjarri.
I riu nga Shkodra dhe e reja nga Berati që studionte në Universitetin e Vlorës, kishin pasur lidhje intime midis tyre, ndërsa gjatë së shtunës vajza kishte zhvilluar takimin e fundit me të me qëllim për t’u ndarë përfundimisht.
Takimi ishte lënë në një nga lokalet e qytetit dhe pasi kanë debatuar me tone të larta, 30-vjeçari Likaj, e ka nxjerrë me forcë prej ambienteve të barit. Në sherr e sipër, ai e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



