I riu ‘telendis’ Berishën: Është e thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë
Gjatë foltores së kreut të PD-së, anëtari i Partisë Demokratike, Erald Kalemaj, ngriti shqetësime të forta për funksionimin e deputetëve dhe strukturave të partisë.
Kalemaj tha se deputetët që nuk sjellin rezultatet e duhura duhet të shkarkohen, duke hapur vend për të rinjtë dhe duke rritur motivimin e aktivistëve. Ai kritikoi mungesën e takimeve me strukturat dhe fokusin e tepruar tek çështje të izoluara, si përgatitja e kërkesës për Niko Peleshin, duke harxhuar kohën dhe energjinë e demokratëve.
“Është shumë e thjeshtë të rrish me rrogën e deputetit në opozitë, por shumë e vështirë për ne demokratët e thjeshtë. Kur sheh se një person pa rezultate promovohet, motivimi i të rinjve bie”, tha Kalemaj, duke theksuar nevojën për hierarki të qartë dhe strukturë aktive për mbrojtjen e votës.
Tre pikat kryesore që ai ngriti:
-
Shkarkimi i deputetëve të paefektshëm.
-
Aktivizimi i strukturave dhe takime të rregullta.
-
Organizim i qartë dhe hierarki e strukturave për mbrojtjen e votës dhe përfaqësimin e qytetarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



