E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I sekuestrohet pasuri me vlerë 1.5 mln euro vlonjatit të arrestuar për prostitucion (EMRI)
Lajme

I sekuestrohet pasuri me vlerë 1.5 mln euro vlonjatit të arrestuar për prostitucion (EMRI)

Disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohet se janë ngritur me pastrim parash, janë sekuestruar pasditen e sotëm në Vlorë.

Sipas policisë, janë sekuestruar: 5 apartament banimi, 1 vilë trekatëshe, një anije peshkimi dhe katër automjete, të cilat rezultonin në pronësi të personit të identifikuar si Maks Merkaj.

 

5f49369d-26e0-4ac0-98a3-dde6dee2eab0

Maks Merkaj

Merkaj është arrestuar vitin e kaluar, më 18 korrik, për grup të strukturuar kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali, ndërsa pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë

Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

  • 5 apartamente banimi;
  • 1 vilë trekatëshe;
  • 1 mjet lundrimi, anije peshkimi;
  • 4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.