E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge nga Gjermania, arrestohet 42-vjeçari turk në Morinë
Publik News

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge nga Gjermania, arrestohet 42-vjeçari turk në Morinë

Një 42-vjeçar turk ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Në pranga ka rënë shtetasi I.E, 42 vjeç, banues në Turqi. Personi në fjalë rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani.

Autoritetet Gjyqësore Gjermane, kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafik droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin gjerman.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

I.E, 42 vjeç, banues në Turqi.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani.

Autoritetet Gjyqësore Gjermane, kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafik droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.