E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I shpallur në kërkim, përfundon në pranga 35-vjeçari
Lajme

I shpallur në kërkim, përfundon në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar “Camel”, bënë kapjen e shtetasit:

– V. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit, shtetasi F. M., 37 vjeç. Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 84 pako me lëndë të dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 21 kg.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar shtetasit V. M. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.