E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I shumëkërkuar në Itali për trafik droge
Publik News

I shumëkërkuar në Itali për trafik droge

Eshtë arrestuar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”. U arrestua me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koçi, 47 vjeç, banues në Durrës.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.