E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I shumëkërkuari arrestohet vetëm … 100 metra larg SPAK-ut
Lajme

I shumëkërkuari arrestohet vetëm … 100 metra larg SPAK-ut

Ky është momenti kur 4 efektivë policie arrestojnë Islam Sefën, vëllain e Bujar Sefës, i cili dy ditë më parë u dënua me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për një sërë veprash penale.

Islam Sefa u arrestua pranë Prokurorisë së Posaçme, konkretisht në një lokal 100 metra larg SPAK.

Ky i fundit u pikas nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e identifikuan të ulur në një bar-kafe dhe njoftuan komisariatin për arrestimin e tij.

Islam Sefa, njësoj si i vëllai, kërkohej për trafik droge dhe ndaj tij kishte masë “arrest në burg” në mungesë, vendosur nga GJKKO, lidhur me një dosje të SPAK për drogë në Gjermani.

GJKKO la në fuqi masën “arrest në burg”, ku Sefa dyshohet për 9 episode të trafikut të drogës në periudhën 2020-2021.

Bujar Sefa, i vëllai i tij, u dënua me 15 vite burg. Në zbritje të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua me 10 vite burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.