I varur nga droga dhe i papunë, i jep fund jetës me pistoletë
Ishte i papunë dhe i varur nga përdorimi i lëndëve narkotike. Në këto kushte, 25-vjeçari i identifikuar si Elsid Isufaj i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me pistoletë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në Roskovec të Fierit, ndërsa janë zbardhur detaje të reja rreth viktimës. Sipas gazetës “Panorama” , i riu rezulton të jetë kunati i deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Anduel Xhindi. Më pak se një muaj më parë, Xhindi u martua me motrën të riut, i cili u vetëvra një ditë më parë. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar të riun drejt vetëflijimit, ndërsa prej kohësh i riu ishte i papunë, siç kanë dëshmuar edhe familjarët. Po ashtu, të njëjta burime, bëjnë me dije se i riu ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike, madje kohët e fundit ai kishte kërkuar ndihmë edhe te psikologët për të hequr dorë. Njoftimi i plotë një ditë më parë nga ana e policisë: Sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç. Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



