E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vdiqën femijët dhe burri në aksident ja cfarë kërkon Evisa, flet i vëllai
Lajme

I vdiqën femijët dhe burri në aksident ja cfarë kërkon Evisa, flet i vëllai

Artur Lika, vëllai i 36-vjeçares Evisa Preka është kthyer nga Italia sapo mësoi për tragjedinë, ku motra humbi tre fëmijët dhe bashkëshortin e saj në një aksident të dielën e kaluar.

Në një bisedë për ‘GSH’, ai tregon se mbesat janë rritur së bashku me fëmijët e tij në Itali, ndërsa thekson se Evisa kërkon të shkojë në Velipojë, te varret e fëmijëve dhe bashkëshortit.

“Erdhëm menjëherë, pasi ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Të dy vëllezërit dhe motra. Ne i kishim në Itali, por na ikën dhe erdhën këtu. Fëmijët e motrës e të mitë janë rritur bashkë.

Motrës po i qëndrojmë tek koka, pasi është në gjendje shoku. Vazhdimisht më kërkon që ta çoj te varret e fëmijëve dhe të bashkëshortit në Velipojë. Por, ajo nuk çohet dot në këmbë. Është nën efektin e qetësuesve të shumtë.

I thashë që shërohu se të çoj unë në Velipojë. Jam këtu që ta mbështes me të gjitha mundësitë e mia”, – tha Arturi, i cili herë pas here i hedh dorën në sup të atit, që qan për humbjen e tre fëmijëve dhe fatin e zi të vajzës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.