I VËLLAI VDIQ NGA SHPËRTHIMI I GRANATËS, SI ËSHTË GJENDJA E VAJZËS 9 VJEÇARE QË U TRANSPORTUA NË TIRANË
Stabilizohet gjendja e vajzës, 9 vjeçare e cila i shpëtoi shpërthimit të granatës ditën e djeshme në Bulqizë.
Pas disa operacioneve në QSUT, gjendja e të miturës është përmirësuar.
Pasditen e djeshme vëlla e motër, teksa luanin, u ka plasur në dorë një granatë.
Për pasojë vogëlushi 11-vjeçar ka ndërruar jetë ndërsa motra e u transportua me urgjencë me helikopter drejt Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



