E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vendosën tritolin tek DERA E SHTEPISE/ Kush është 28 vjeçari nga Vlora (DETAJE+FOTO)
Lajme

I vendosën tritolin tek DERA E SHTEPISE/ Kush është 28 vjeçari nga Vlora (DETAJE+FOTO)

Dy shpëthime të fuqishme me tritol kanë tritol kanë tronditur qytetin e Vlorës gjatë natës.

Ngjarja e parë është shënuar në lagjen Kushtrimi përballë Drejtorisë së Policisë vendore. Në katin e 5-të të një pallati, në shëshpushimin përpara banesës së shtetasit FATJON BATA 28 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale.

28 vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh sëbashku me nënën. E moshuara Nadire Bata, si pasojë e shpërthimit, është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës, për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar.

Fatjon Bata rezulton i paskeduar më parë nga policia. Gjtihashtu sipas dëshmisë paraprake të tij, 28 vjeçari thot se nuk e ka idene se kush mund ta kete vendosur lenden shperthyese dhe nuk ka asnje konflikt.

 

Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen Karabash, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç nga Vlora.

Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencen e dy personave tëksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues. Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

Informacion paraprak

Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 29 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
_____________
Gjithashtu, më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjes e mësipërme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.