I VODHI 100 MIJE LEKË NJË BURRI NGA ÇANTA, ARRESTOHET 46-VJEÇARI NË KURBIN
Arrestohet në flagrancë një hajdut në Kurbin, pasi i vodhi nga çanta 100 mijë lekë një 57-vjeçari.
Bëhet fjalë për 46-vjeçarin me iniciale B.A., banues në Mitrovicë të Kosovës.
57 vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar vjedhjen në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë, shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
I vjedh nga çanta një shumë parash një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme , kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin B.A., 46 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.
Ky shtetas, në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën monetare prej 100.000 lekë.
57 vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare që shtetasi B.A , kishte vjedhur në çantën e 57 vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin,për veprën penale “Vjedhja”neni 134 i Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



