E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vodhi makinën nën kërcënimin e armës,bie në pranga 40-vjeçari nga Kruja
Publik News

I vodhi makinën nën kërcënimin e armës,bie në pranga 40-vjeçari nga Kruja

Krujës, pasi akuzohet se ka kanosur me armë një person dhe më pas i ka vjedhur mjetin.

Në pranga ka rënë shtetasi B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 23.12.2020, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin V. B., 41 vjeç, e më pas i ka vjedhur mjetin tip “Opel”.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se e kanosi me armë zjarri një shtetas dhe më pas i vodhi mjetin, arrestohet nga Policia autori i dyshuar.

40-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 23.12.2020, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin V. B., 41 vjeç, e më pas i ka vjedhur mjetin tip “Opel”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. Ç., kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin tip “Opel”, si dhe kanë konstatuar se ky shtetas po ndërtonte një objekt në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.