E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vunë tritol në dyqan, pronarja nga Laçi kishte…
Lajme

I vunë tritol në dyqan, pronarja nga Laçi kishte…

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi në dyqanin e kozmetikës gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e ‘Sheshit Willson’. Nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur dëmtime edhe në katin e dytë të pallatit të banuar  Rreth 50 gramë tritol sipas policisë  shpërtheu në ambjentet e  dyqanit  pranë “Sheshit Willson”. Ndërkohë, pronarja e dyqanit kur është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me njeri.

Pronare e biznesit është Enisa Pirolli, teksa shpërthimi shkaktoi panik në zonë.

Mësohet se shtetasja Enisa Pirolli ., nga Laçi, kishte vetëm 4 muaj që kishte marrë me qira dyqanin dhe kishte hapur aktivitetin e saj.

Grupi hetimor dyshon që sasia e tritolit të jetë vendosur për shkak të konkurrencës, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.