I vunë tritol në shtëpi, babai i të dënuarit për vrasje: E njoh autorin, ça kam me i bo…
Xhelal Daci, babai i Gazmir Dacit i cili ndodhet në burg për vrasje, dhe sot në shtëpinë e tij kishin vendosur tritol, ka folur me emra për autorët e dyshuar të sulmit të sotëm dhe ka kërkuar nga shteti të ndërhyjë në të kundërt do të veprojë vetë dhe ka kërcënuar “ca kam me i bo atij personi”.

Sipas tij autor është Saimir Kolaveri.
“Është hera e dytë që prekin në shtëpi, hera e katërt që ndodhuin ngjarjë. Unë me burrni i fala, kur ato pas një viti mi dolën para djalit. Kane tentuar te ma vrasin djalin edhe ne burg. Tash e mbrapa do ta kemi ndryshe, nuk të kam bo gjo, ca kam me të bo. I coj fjalë përmes televizorit. Do më njohë Saimir Kolaveri se kush është Xhelal Daci”, tha Xhelali, per News24.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



