E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I vuri tritol  godinës së biznesmenit në Shëngjin, arrestohet pas tri vjetësh
Flash

I vuri tritol godinës së biznesmenit në Shëngjin, arrestohet pas tri vjetësh

Policia e Lezhës ka vënë në pranga, personin e tretë të dyshuar për vendosjen e tritolit në një ndërtese në Shëngjin, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, në 19 nëntor 2020.

I arrestuari është Zef Kola, 52 vjeç, banues në Tiranë dhe akuzohet për katër vepra penale :”Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”. 

Zef Kola, në bashkëpunim me  Angli Stafuka dhe Erald Pajtani, të dy të arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, dyshohet se në nëntor të viti 2020 i vunë lëndë shpërthyese, një objekti në ndërtim e sipër në pronësi të shtetasit L. Gj, në Shëngjin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. 

Dosja e tyre i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Pamje nga operacioni i nisur nga Policia që në vitin 2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.