I zhdukur prej 1 muaji, gjendet i vdekur boksieri italian/ Për çfarë dyshon policia vendase
Sporti italian është tronditur nga një lajm i rëndë pasi u gjet i vdekur 35-vjeçari Alessio Zangrilli. Boksieri 35-vjeçar ishte larguar nga banesa me datë 10 tetor.
Ai nuk ishte kthyer në banesë dhe që prej asaj kohe autoritet janë angazhuar për ta gjetur atë.
Sot në mëngjes ai është gjetur i pajetë në lumit Tiber në Itali. Boksieri është gjetur nga kalimtarët e rastit, ndërsa nuk dihet ende nëse i riu ka vrarë veten apo e kanë vrarë.
Sipas dëshmive, Zangrilli kohët e fundit vuante nga depresioni, kështu që nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë veten.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



