E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Iberikët janë finalistët e parë  të Europianit në  Mynih
Lajme

Iberikët janë finalistët e parë të Europianit në Mynih

Spanja është kualifikuar për në finalen e madhe të Europianit, pasi triumfoi 2-1 ndaj Francës në Allianz Arena (Munich). Sfida nisi me mjaft ritëm të lartë. “Gjelat” zhbllokuan takimin që në minutën e nëntë me Kolo Muani, i cili shfrytëzoi në maksimum krosimin e Mbappe. Iberikët u vendosën në kërkim të golit të barazimit, por hasi mjaft vështirësi, pasi prapavija e skuadrës së Deschamps i kishte marrë masat.

Kylian Mbappe u shfaq në të 18-tën me një rast të rrezikshëm, duke shkaktuar drithërima në stadium. Në minutën e 21-të, Yamal  realizoi një kryevepër, duke vendosur ekuilibrat. Goli i përmbysjes erdhi nga Olmo, i cili goditi nga brenda zonës, duke u ndihmuar kështu nga një devijim i Kounde.

Në minutën e 75-të, Theo Hernandez pati një shans të artë, por nga brenda zonës, gjuajtja e mbrojtësit anësor linte për të dëshiruar. Morata me shokë ulën ndjeshëm ritmin e lojës, duke fituar sekonda të çmuara, në fundin e takimit.

Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, pavarësisht rasteve. Spanja shkon në finalen e madhe, aty ku do përballet me fituesin e Angli-Holandë. Zhgënjimi i përket krahut tjetër, Mbappe me shokë kthehen në shtëpi përpara kohe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.