Identifikohen autorët e plagosjes së dyfishtë në Vlorë
Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë autorët e plagosjes së dyfishtë të ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës.
Në ndjekje të tyre, përveç policisë lokale, janë edhe forcat e Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Sipas Policisë, autorët e dyshuar janë me inicialet E.XH dhe SH.L.
Pak minuta më parë, një pronar lokali në zonën e plazhit të vjetër mbeti i plagosur së bashku me djalin e tij.
Sipas raportimeve nga qyteti bregdetar, babai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa i biri është jashtë rrezikut.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi qytetin e Vlorës, që është në kulmin e sezonit turistik.
Policia ka dhënë detajet e para nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në Vlorë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri 4 persona.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa shkak është bërë një sherr për motive banale.
Autorët të cilët kanë hapur zjarr në një lokal, kanë qenë dy, të cilët kanë identifikuar nga policia si shtetasit E.XH e Sh.L, dhe janë shpallur në kërkim.
Ndërkohë, raportohet se pronari i lokalit është një ndër të plagosur, i cili është në gjendje të rëndë.
Sakaq në ndihmë të policisë së Vlorë ka ardhur edhe Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



