E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikohen autorët qëlluan me armë në Mamurras.
Publik News

Identifikohen autorët qëlluan me armë në Mamurras.

Identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar të plagosjes së 2 të rinjve, mbrëmjen e datës 17.05.2020, në Mamurras.

Në vijim të punës së kryer nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për zbardhjen e plagosjes me armë të dy të rinjve, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të DVP Lezhë, kanë vijuar pandërprerë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe falë një pune profesionale dhe të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i dy kushërinjve, konkretisht:

-N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin.

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetastit E. N.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale në ngarkim të tyre “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.